Një 30 vjeçar është raportuar i zhdukur në qytetin e Durrësit.
Sipas infomacioneve, i riu kishte dalë për të gjuajtur me pushkë deti për oktapodë dhe nuk ka dalë më në breg. Rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave, duke shtuar dyshimet se diçka mund t’i ketë ndodhur.
Burime nga familjarët bëjnë me dije se është kërkuar nga polumbarët dhe forcat detare, por deri më tani pa asnjë rezultat.
Sakaq kërkimet vijojnë ende.