Policia ka vijuar me aksionin për respektimin e masave të ndërmarra anticovid, duke gjobitur 4 subjeke ku është konstatuar shkelje.
Bizneset janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi kishin organizuar ceremoni mortore, festime me rastin e festave, si dhe njëri prej tyre është konstatuar i hapur pas orarit të lejuar.
“Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 subjekte në Krujë:
•Subjektin në pronësi të shtetasit S. RR., në fshatin Larushk, Krujë dhe subjektin në pronësi të shtetasit A. F., në Arrmeras, Krujë, pasi në kundërshtim me Aktin Normativ, u konstatuan duke organizuar ceremoni mortore.
Gjithashtu në Durrës, janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte:
•Subjekti në pronësi të shtetasit K. P., i cili gjatë kontrollit u konstatua i hapur, jashtë orarit të përcaktuar për mbylljen e subjekteve.
•Në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, subjekti me menaxher shtetasin M. K., i cili me rastin e festave kishte organizuar një event, në kundërshtim me Aktin Normativ”, njofton policia.
Sakaq janë sekuestruar edhe kamerat e këtij subjekti, për të bërë të mundur identifikimin e personave pjesëmarrës në këtë event, të cilët do të ndëshkohen me masë administative për thyerjen e masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.