Një 62 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për aksidentimin e një fëmijë.
Në pranga ka rënë shtetasi F. I., banues në Fllak, Durrës, pasi tek vendi i quajtur “Kryqëzimi Fllakës”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç.
Raportohet se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.