Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Durrësit, dy persona janë lënduar dhe ka dëme materiale. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Ngjarja ndodhi në rrugën paralel me portin detar.
Motorri i përfshirë në aksident ka përfunduar brenda një biznesi që ndodhet buzë rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar, po pa pasoja për jetën, dy persona, ndërsa janë dëmtuar hyrjet e dy bizneseve ndanë rrugës, shtylla ndriçimi dhe pemë dekorative.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.