Përfaqësues të forumit Rinor të Partisë Demokratike në Durrës, i janë bashkuar organizimit për protestë në nder të të riut Klodian Rashës, që u ekzekutua nga një efektiv i policisë.
Të rinjtë kanë marshuar në mënyrë paqësore fillimisht përpara Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe më pas përpara Drejtorisë Vendore të Policisë.
Me pankarta në duar ku kërkohej dorëheqja e ministrit Sander Lleshaj dhe drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, protestuesit kanë ndezur qirinj para hyrjes së dy institucioneve.
ndërsa janë shpërndarë paqësisht pak minuta më pas, pa krijuar incidente.