Një 75-vjeçar është lënduar në banesën e tij, pas shpërthimit të një bombule gazi. Ngjarja ka ndodhur në Durrës mëngjesin e sotëm në shtëpinë e Fetah Barotit.
Policia thotë se nga shpërthimi i bombulës së gazit, soleta e shtëpisë është shembur dhe ka rënë mbi 75-vjeçarin, i cili në momentin e ngjarjes ndodhej i vetëm në shtëpi.
Për fat të mirë i moshuari ka shpëtuar vetëm me disa lëndime, pasi është ndihmuar nga departamenti zjarrfikës.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.