Një aksident automobilistik ka ndodhur në fshatin Kulle të Durrësit.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Kthesa e Ariut.
Një mjet Benzi që drejtohej nga një adoleshent pa patentë, sipas dëshmitarëve ne vend ngjarje, është përplasur me një mjet tip BMW që drejtohej nga H. Lela nga fshati Jube.
Dyshohet se BMW është përplasur nga Benzi që ishte me shpejtësi.
Pa pasoja për jetën, por vetëm me dëmtime materiale.