Përkeqësimi i motit në detin Adriatik dhe parashikimi i tejzgjatjes së tij edhe për ditën e nesërme ka bërë që të bllokohen lundrimet.
Sipas burimeve nga agjencitë detare edhe për datën 29 dhjetor, nuk do të ketë lundrime.
Janë anuluar lundrimet për të gjitha hyrjet dhe daljet Durrës – Bari dhe Bari – Durrës, si dhe Ankona – Durrës.
Lundrimet do të fillojnë ditën e mërkurë me 30 dhjetor për këto destinacione:
Bari – Durrës (AF FRANCESKA) nisja ora 23:00.
Durrës – Bari (Aurelia) nisja ora 23:00
Ankona – Durrës AF Klaudia nisja ora 19:00
Me datë 31 dhjetor Af Franceska arrin ne portin e Durrësit ora 08:00
Af Klaudia mbërrin nga Ankona në orën 11:00.