Denis Trungu është 32-vjeçari nga Durrësi i cili u arrestua nga policia e Shtetit, pasi akuzohet se kishte përfituar një shumë të konsiderueshme parash, prej 15.5 milionë lekë të reja nga pagat e luftës.
Sipas News24, i riu kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë për të pasur akses në një sistem dixhital të ndërtuar për të hedhur pagat e luftës.
Ky sistem funksiononte njësoj në të gjitha bankat e nivelit të dytë.
Pikërisht këtë sistem dixhital kishte hakuar 32-vjeçari Trungu, duke bërë transaksione deri në 15.5 milionë lekë.
Hetimi për zbuluar të riun durrsak ka zgjatur 6 muaj.