Moti i keq me erëra të forta dhe reshje të vazhdueshme ka përfshirë prej ditësh zonën e Adriatikut.
Era vijon të fryjë nga jugu me shpejtësi deri në 25 m/s, ndërsa forca në det arrin deri në 8 ballë.
Deti i trazuar dhe stuhitë kanë shkaktuar probleme serioze dhe janë pezulluar lundrimet.
Ndërkohë në shëtitoren ‘Taulantia’ nga era e fortë është rrëzuar statuja e Rodonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha. Ajo ishte vendosur në shesh si simbol i fuqisë dhe prejardhjes Ilire.