Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Portin e Durrësit.
Një 39-vjeçar, me inicialet F. K, nën drejtimin e një kamioni, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe.
Kjo e fundit ka humbur jetën pak sekonda më vonë, pasi është tërhequr zvarrë për disa metra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.