Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në portin e Durrësit. Një 25-vjeçare humbi jetën pasi u shtyp nga trajleri në ambientet e portit.
Viktima është shtetasja Artimeda Haskasa, e cila punonte si efektive e sigurisë portale.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Ndërsa grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal për 25-vjeçaren.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_-640-0-5ff72a1c26eb11610034176.jpg)