Në Ishëm të Durrësit ka filluar puna për hapjen e rrugës Draç- Bizë.
Rruga në disa pjesë të saj është bllokuar nga grumbujt e dherave, që rrëshqitën në të si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Pas kësaj do të vijojë puna në lagjen Kërtushaj, si dhe në rrugën e Lalëzit për hapjen e tyre.