Pas rrëzimit nga stuhia e fortë e statujës së Redonit, hyut ilir të detit e ujërave, ka nisur puna për kthimin e veprës së artit në identitet.
Puna po drejtohet nga skulptori i kësaj vepre, Ilirjan Xhixha.
Gjatë stuhisë që mbërtheu gjirin e Durrësit në fund të dhjetorit u dëmtua nga era e fortë dhe statuja e Redonit.
Nga vera e vitit 2019 është vendosur në hyrje të shëtitores bregdetare ”Taulantia” të Durrësit.