Tre drejtues mjetesh janë ndaluar nga policia Durrës, e cila është angazhuar e gjitha në rrugë, në zbatim të kufizim-orarit të vendosur ndaj Covid 19.
Drejtori i policisë së Durrësit në një komunikim për Neës24 tha se e gjithë policia e qytetit bregdetar është angazhuar për kontroll në të gjitha ambientet dhe rrugët gjatë orës policore. Nuk ka asnjë lokal të hapur pas orës 20:00, ndërsa qytetarët janë futur brenda shtëpive të tyre.
Durrësi është tërësisht bosh ndërsa qetësinë e prishin vetëm makinat e policisë në patrullim dhe ambulancat që shkojnë në spital.