Pallati i Sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit ka filluar pasditen e sotme të përgatitet për fillimin e fushatës së vaksinimit anticovid.
Sipas informacioneve, vaksinimi fillimisht do të nisë për stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç si dhe arsimtarët.
Pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojnë edhe vaksinimet për moshat nën 65 vjeç.