Tregtarët që shesin në tregun e fruta perimeve në Durrës, kanë ngritur shqetësimin për atë që ata e quajnë konkurrencë e pandershme. Tregtarët ambulantë sipas tyre po u krijojnë vështirësi, ndërsa ata paguajnë rregullisht taksa.
Tregtarët e fruta-perimeve në Durrës, po kalojnë një krizë financiare jo vetëm të shkaktuar nga mbyllja e pandemisë, por edhe nga konkurrenca e pandershme.
Ata thonë se shitësit me tezga buze rrugëve, po u marrin klientët.
“Dalin shesin në rrugë. Trotuarët janë të gjitha të zëna. Shesin edhe pula të therura.”
Akuzojnë policinë Bashkiake të Durrësit, që nuk zbaton ligjin.