Një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit është proceduar penalisht.
Pasi ai akuzohet nga familjarët e një pacienti për mjekim të pakujdesshëm.
Mjeku 51-vjeçar me iniciale M. M., banues në Manzë është kallëzuar nga bashkëjetuesja e një pacienti të cilit ai i ka dhënë kujdes shëndetësor.
Sipas saj, mjeku ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme 63-vjeçarin me iniciale D. B., i cili momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.