Më hyrjen në fuqi të masave antiCovid në Kosovë, qytetarë të shumë gjatë ditës së sotme kanë zgjedhur shtetin e Shqipërisë, që t’a kalojnë vikendin.
Kolona të mëdha janë krijuar në pikën kufitare në Morinë.
Gastronomia është e mbyllur dhe shumë aktivitete të tjera nuk po funksionojnë. Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Mësohet se në dy hotele të njohura në Shqipëri, janë akomoduar mbi 1000 shtetas të Kosovës.
Në statistikat e Policisë Kufitare, në krahasim në dy ditët paraprake, numri i qytetarëve që kanë dal jashtë kufirit të Kosovës është rritur shumëfish.
Deri në orën 17:00 në Shqipëri shkuan 2788 vetura nga Kosova, me 11.157 persona.