Kjo është magazina e kompanisë “Massabi Fruits” me qendër në Kombinat, Tiranë ku pritej të mbërrinte kontejneri me banane ku u gjetën sot 200 pako kokainë.
Kompania e themeluar në 20 mars 2018, administrohet nga dy ortakët Erion Peti dhe Klajdi Xibraku.
SPAK ka lëshuar urdhër-arrestet për ta. Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori.
Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjithë perimetrin e magazinës.
Deri tani për kapjen e 100 kg kokainë kemi të ndaluar një punonjës të magazinës, i afërm i administratorit Erion Peti, që kishte shkuar për të shkarkuar ngarkesën.