“Durrësi, Dubai i mesdheut”/ Kryeministri takon votuesit për herë të parë

Durrësi

“Durrësi, Dubai i mesdheut”/ Kryeministri takon votuesit për herë të parë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:06
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama ia dedikoi paraditen e të shtunës të rinjve durrsak të cilët më 25 Prill votojnë për herë të parë.

Arkitektëve të tentativës së ngritjes së një furtune në gotë me patronazhistët e PS, Edi Rama u tha se kjo fjalë është deformuar.

Rama: Kanë zbuluar fjalën patronazhist duke e deformuar kuptimin ata nuk e dinë që PS është një familje ku të angazhuarit punojnë pas pune pas shkolle duke marrë nga koha e lirë duke mbuluar territorin, duke pasur komunikim lagje më lagje derë më derë. Beteja e PS përditë për të fituar zemrat e njerëzve dhe mendjen. Çuditen pastaj, me gafurrjen se u takon fitorja, dhe kur hynë në fushën e lojës me ne dhe kur bie bilbili shikojnë tabelën dhe është 74 deri 78.

Se çfarë përfaqëson Lulzim Basha, Rama e shndërroi në personazh sikur të ishte në një komedi one man shoë.

Rama: Luli shef këtë gocën dhe e sheh të mërzitur e i thotë martohu bëj fëmijë lekët do t’ja jap unë…Me një fjalë jeta osht qejf me Lulin…Rama ik….
Dardha e ka bishtin mbrapa…prandaj është test në këto zgjedhje.

Jo vetëm thjesht transformim të portit të Durrësit tha Edi Rama.

“Porti i ri me fillimin e punës në kantier për të ngritur shkollën profesionale të klasit të parë bashkë me kompaninë EMAAR. “Porti Durrësit Dubai Mesdheut”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat