Në Durrës, në KZAZ-në 22 janë duke u dorëzuar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore të ditës së sotme.
Ndërkohë, sikurse mund të shihet edhe nga këto pamje të siguruara nga Ora News, para kësaj KZAZ-je janë mbledhur disa qindra njerëz, pa respektuar masat anti-Covid.
Duket se interesi për dorëzimin e kutive zgjedhore dhe nisjen e procesit të numërimit, ka bërë që të "harrohet" Covid në shumë zona të vendit.