Drejtuesit politik i Partisë Demokratike dhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet Edi Paloka shpalli fitoren e PD në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një dalje për mediat, mes ovacioneve të mbështetësve ai shprehu bindjen se edhe procesi i numërimit do të realizohet sipas të gjitha rregullave.
Paloka: Është momenti të falenderojmë të gjithë ata që me përkushtim gjatë gjithë kësaj kohe punuan dhe sakrifikuan për të arritur këtë fitore sot.
Jam i bindur që edhe numërimi do të jetë i rregullt sipas të gjithë procedurave dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet.