Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat, kryetarin e Partisë Demokratike të Manzës, Gazmir Lulu dhe disa familjarë të tij.
Një incident postelektoral është regjistruar në Manëz të Durrësit mes mbështetësve të PD dhe PS.
Pas kësaj përplasje policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat kryetarin e PD Manëz Gazmir Luku.
Po ashtu, edhe vëllain e tij Shpetim Luku bashkë me dy nipat e tyre ndërsa nuk është marrë asnjë masë për simpatizantët e PS.