Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Policia njofton se më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B. rreth 56 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.