Katër klandestinë afrikano-veriorë janë kapur brenda portit të Durrësit.
Ata u gjetën brenda në basenin ujor të portit në tentativë për të hipur në tragetet e linjës Durrës-Bari.
Burime nga porti bëjnë me dije se ishin 4 persona që u kapën nga policia, duke tentuar kalonin kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Tentativa të tilla janë të shpeshta në ketë port, pasi grupe të tilla janë kapur herë pas here, duke tentuar të shkojnë drejt Italisë.