Policia ka sekuestruar 1 milion paund cash në portin e Durrësit.
Nga informacionet paraprake mësohet se gurgoni vinte nga Britania e Madhe.
Siç informon gazetari i Ora News, Mark Brunga, furgoni ka arritur në port me tragetin e Ankonës rreth orës 12:00 dhe ndalimi i tij është bërë pas një kontrolli rutinë nga policia rreth orës 13:00.
Deri tani, policia e Durrësit ka ndaluar shoferin e furgonit, por nuk ka dhënë detaje në lidhje me operacionin.
Policia po vazhdon të kontrollojë mjetin.