Në KAS po vijon numërimi i votave për qarkun e Durrësit. Nga 99 kuti të numëruara deri tani nga 108 në total, PS ka humbur 16 vota, PD 32 ndërsa LSI nuk ka rikuperuar asnjë votë, duke u shuar kështu dhe shpresat e saj për të marrë mandatin.
Janë 8 grupe rinumërimi të angazhuara në proces. Rinumërimi u kërkua nga LSI, pasi mandati i parë është ndarë me 136 vota.
Sipas Kryemadhit ka pasur shkelje dhe parregullsi dhe ata shpresojnë të marrin mandatin e parë në Durrës.
Ditën e djeshme, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e 25 prillit në këtë qark.
Të gjitha vendimet e KAS të cilat nuk shkojnë ashtu siç i ka pritur PD dhe LSI do të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor.