Një person është gjetur i mbytur këtë të diel në Portin e Durrësit.
Dyshohet se i mbyturi është një shtetas i huaj, sipas gjasave me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Ai është nxjerr në breng nga Policia në bashkëpunim me rojet kufitare. Ende nuk dihet identiteti i të ndjerit dhe kombësia e tij.
Dyshohet se ai është mbytur në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Italisë.