Një person është mbytur në portin e Durrësit këtë të diel, teksa trupi i tij u pikas nga Policia kufitare.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është rreth 25 vjeç, ndërsa dyshohet se është sirian. Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.
Paraprakisht raportohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa trupi ka qenë i padekompozuar çka sjell dyshimet se i riu është mbytur në det dhe nuk është hedhur aty.
Në foton i riu shihet me çantën e shpinës, me gjërat e tij personale, pasi është nxjerrë nga uji.