Në Kodër-Vilë të Durrësit kanë nisur hetimet për zjarrin që ka rënë në faqen perëndimore të kodrës së qytetit bregdetar.
Shkurre dhe disa pisha janë përfshirë nga flakët, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Me vështirësi mjeti zjarrfikës ka mbërritur pranë vatrës së zjarrit dhe ka bërë fikjen e tij.
Rreth 1000 metra sipërfaqe në kodër është dëmtuar. Nuk dihet ende shkaku, por po hetohet në lidhje me të.