Një nënshtetase italiane është aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.
Mësohet se gruaja është përplasur nga një makinë e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit bregdetar për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.