Policia e Durrësit ka prangosur një 22-vjeçar, pasi ai ka aksidentuar një shtetase më datë 15.06.2021 dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se pas tij është arrestuar dhe e dashura e tij, me inicialet A.B, pasi përkrahu Endri Zajën në krimet e tij.
Ky i fundit ka kryer dy vjedhje në Durrës kurse ditët e fundit përplasi dhe një të moshuar italiane me automjet.
Ai u arrestua sot teksa ishte duke bërë plazh ndërkohë që Policia e kërkonte.