E kthyen shtëpinë në 'serë' kanabisi, shpallen në kërkim tre persona në Durrës

Durrësi

E kthyen shtëpinë në 'serë' kanabisi, shpallen në kërkim tre persona në Durrës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Tre persona janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar për kultivim kanabisi. Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, dhe Idajet Greca, elektricist i OSHEE, dyshohen se, në fshatin Hardhishtë, përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, duke ndërhyrë edhe në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë të kanabis dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërkohë janë arrestuar edhe dy elektricistë të OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, të akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat