Një person, rreth 60 vjeç, është mbytur në det mesditën e sotme në Durrës.
Viktima nuk është identifikuar ende.
"Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.