Pronari i një lokali në lagjen nr.13 në Durrës H.D., është gjobitur 1.000.000 lekë pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, pas orarit të përcaktuar për shkak të masave të Covid.
Gjithashtu policia ka proceduar penalisht edhe 40-vjeçarin V.K., banues në Shijak pasi ushtroi aktivitetin në kundërshtim me aktin normativ.
Durrës-Informacion
U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr.13, Durrës.
Procedohet penalisht pronari i një tjetër subjekti në Shijak, për të njëjtën shkelje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe të Komisariatit të Policisë Shijak vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anti-covid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin H. D., në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.