Një sasi e konsiderueshme me kokainë u gjet në kamionin me banane në Portin e Durrësit
Burime për top Channel bëjnë me dije se deri më tani janë zbuluar 14 pako me kokainë, sasi e cila pritet të rritet pasi të përfundojë kontrolli i kontenierit.
Të njëjtat burime theksojnë se kanë qenë efektivët nga drejtoria e policisë kufirit të cilët e kanë vendosu kontenierin në zonën e rriskut e më pas skanimi nga ku është zbuluar lënda narkotike.
Operacioni po zhvillohet nga policia kriminale e Durrësit në bashkëpunim me prokurorët e këtij qyteti.