Policia e Durrësit ka peshuar lëndën narkotike që u kap sot në një kontejner me banane në portin e Durrëisat.
Bëhet fjalë për 11 kg e 650 gram kokainë.
Policia ka ndaluar shoferin dhe një përfaqësues të kompanisë që priste ngarkesën me banane, të cilët kanë mohuar përfshirjen në tentativën e trafikut.
Një sasi kokaine u sekuestrua në Portin e Durrësit në një kontejner me banane të ardhur nga Ekuadori.