Shkarkohet drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Viola Hima.
Kjo e fundit është shkarkuar vetëm disa muaj pasi mori detyrën. Më parë ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës në hipotekën e Vlorës, detyrë që e mbajti vetëm tre ditë.
Sakaq, gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se Hima është zëvendësuar me Rajmonda Dashi.
Kjo e fundit më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Kadastrës në Krujë.