Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Spitall, Durrës.
Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28-vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.