Sekuestrohen dy mina me telekomandë në Durrës, një person në pranga.
Dy mina me telekomandë janë sekuestruar mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, policia ka vënë në pranga qytetarin që i posedonte.
Minat u gjetën në automjetin e personit që është vënë në pranga.
Mësohet se aksioni është në vijim e sipër ndërsa policia po punon për kapjen e personave të tjerë.