Është kapur sërish një sasi e konsiderueshme kokaine në portin e Durrësit.
Këtë herë, droga mësohet se po dilte nga Shqipëria dhe destinacion kishte Italinë.
Mësohet se kokaina ishte fshehur në një kamion në portin e Durrësit ndërsa është zbuluar pas kontrolleve të imtësishëm në pikën kufitare.
Policia njofton se ka ndaluar drejtuesin e kamioni, i cili paraprakisht ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën. Për sa i përket sasisë së kapur, ende nuk bëhet e ditur pesha.