Sërish aksident në Durrës, vetura përplas këmbësorin, jashtë rrezikut për jetën

Durrësi

Sërish aksident në Durrës, vetura përplas këmbësorin, jashtë rrezikut për jetën

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar sërish në Durrësi, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në aksin rrugorë Stacioni i Trenit -Ura Dajlanit. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin me inicialet E. K., ka përplasur shtetasin këmbësor me inicialet E. M. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat