Gjykata liron një tjetër anëtar të ‘Bandës së Durrësit’, Prokuroria ankimon vendimin

Durrësi

Gjykata liron një tjetër anëtar të ‘Bandës së Durrësit’, Prokuroria ankimon vendimin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 17:25
Ilustrim

Gjykata e Matit ka liruar nga qelia anëtarin e bandës së Durrësit Selman Heta. Atij i kishin mbetur edhe 3.6 vite burg dhe lirimi është bërë me kusht.

Burime thonë se vendimi është marrë ditën e djeshme dhe është ankimuar nga prokuroria e Matit që nuk ka qenë dakord me vendimin e Gjykatës.

Mësohet  se edhe policia nuk kishte dhënë garanci për të, duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë.

Më herët, Gjykatat ka liruar me kusht edhe ish-anëtarët e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, Edrit Dokle dhe Indrit Taullain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat