Një person është gjetur pa shenja jete në një kabine elektrike në qytetin e Durrësit.
Vikitima i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është gjetur i vdekur në lagjen numër 11 të qytetit, pas pallatit të njohur si pallati i VIP-ave.
"Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen" njofton policia.
Dyshimet e para janë se viktima mund të jetë endacak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.