Skenar filmash/ Shkoi tek i dashuri dhe sajoi rrëmbimin e saj, del dëshmia e nënës së dy fëmijëve që alarmoi policinë

Durrësi

Skenar filmash/ Shkoi tek i dashuri dhe sajoi rrëmbimin e saj, del dëshmia e nënës së dy fëmijëve që alarmoi policinë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:14
Areta Çauli, u denoncua e zhdukur në Polici nga vëllai

Një 26-vjeçare nga Durrësi, nënë e dy fëmijëve, e cila u denoncua si e humbur nga familja, rezulton të jetë arratisur tek i dashuri i saj i ri.

Gruaja 26-vjeçare inskenoi madje edhe rrëmbimin nga katër persona, duke mbyllur më pas çdo komunikim me familjarët e shqetësuar.

Mësohet se Areta Çauli, e cila u denoncua e zhdukur në Polici nga vëllai, ishte larguar me të dashurin e saj nga Elbasani.

Ai i kishte thënë familjes se po shkonte ne Pogradec për seancën gjyqësore në lidhje me divorcing\ me ish-burrin, por më pas mori në telefon familjen, duke u thënë se e kishin rrëmbyer.

Pas denoncimit të familjarëve, policia nisi kontrollet dhe mëngjesin e djeshëm, gruaja është gjetur në Labinot Katund. Ajo ishte martuar me një djalë, me të cilin ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Po çfarë deklaroi ajo në polici?

Ajo ka deklaruar se familja e të dashurit të ri e ka mirëpritur si nuse, edhe pse nuk kishin dijeni se ajo ishte në proces divorci dhe me dy fëmijë.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit se isha në proces divorci dhe se kisha dy fëmijë. Me të dashurin jemi njohur disa muaj më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai jeton dhe punon si emigrant në Itali. Pasi u njohëm vendosëm që të krijonim një lidhje. Unë nuk i kisha treguar se isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë me ish-bashkëshortin. Doja t’i tregoja, po kisha frikë se mos ai trembej dhe më braktiste. Prandaj, vendosa të gjeja një moment tjetër për t’i treguar këto detaje. I thashë që nuk mund t’u tregoj familjarëve, pasi ata nuk e pranojnë lidhjen tonë dhe është më mirë që të vij të jetoj me ty dhe më pas shohim e bëjmë.

Kështu ramë dakord. U takuam dhe shkuam te shtëpia e tij. Por u pendova menjëherë pasi lashë pas dy fëmijët. Aty më kapën disa kriza nervore dhe shkova në spital. Në një moment që ndodhesha vetëm në dhomë, telefonova në familjen time dhe kërkova të shihja fëmijët pasi më kishte marrë malli. Nuk dija si ta justifikoja veprimin tim dhe familjarëve u thashë se më kanë rrëmbyer katër persona. Unë e dashuroj dhe do të gjej mundësinë për t’u kthyer sërish tek ai”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat