Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 12 dhjetor në Durrës.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në Maminas Durrës.
Një automjet me drejtuese shtetasen A. F., 29 vjeçe, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. X., 65 vjeç.
65-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.