Aksident në Durrës, ka të lënduar

Durrësi

Aksident në Durrës, ka të lënduar

Më: 29 janar 2022 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Manzë Durrës.

Bëhet e ditur se P. M., rreth 65 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë 65-vjeçari ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat