Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet një reagimi në Facebook mbështet kandidatin e saj Ardian Muka të Durrësit për zgjedhjet e 6 marsit.
LSI shton se Durrësi do t’u kthehet qytetarëve.
Statusi:
“LSI Durrës, më e mobilizuar se asnjëherë, mbështet z. Ardian Muka në zgjedhjet e 6 Marsit!
Durrësi t’u kthehet qytetarëve!
Mes nesh kandidati Ardian Muka, qytetari i mirë durrsak!”, shkruan LSI në faqen zyrtare në Facebook.