Një 72-vjeçar është plagosur këtë paradite në Durrës, pasi teksa udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen nr.15.
Drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende, pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ndërsa i plagosuri, shtetasi me iniciale A. S. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.